Zgjedhjet në PD/ Nis procesi i numërimit, Basha apo Hani, kush kryeson

Përfundoi  në orën 19:00 orari zyrtar i procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike.

Gjatë një prenoncimi për mediet, kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së.

Ai tha se deri në orën 21:00 mund të ketë rezultat për fituesin e zgjedhjeve që do të marrë drejtimin e PD-së.

“Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh”, tha Gjana.

Në garë janë ish-kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha dhe përballë tij është Gjergj Hani, një ish-i persekutuar politik.

Procesi nuk ofron surpriza, pasi në garë përballë Lulzim Bashës, i cili ka drejtuar për tetë vite Partinë Demokratike është Gjergj Hani, një figurë e panjohur për këtë forcë politike.

Votimi i sotëm është cilësuar antistatutor nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e së enjtes, i cili anulloi mbajtjen e tyre dhe pezulloi njëherazi Kryesinë.

Rezultatet nga numërimi i votave deri në orën 20:10

Në Delvinë mësohet se nga 366 votues, kanë votuar 194 prej tyre.

Nga këto vota, ish-kreu i PD Lulzim Basha mori 150 vota, ndërsa Gjergji Hani ka marrë 38 vota.

Sakaq të pavleshme kanë rezultuar 6.

Bashkia Dimal
Nga 216 anëtarë votuan 183

Lulzim Basha ka marrë 177 vota

Gjergji Hani 2 vota

4 të pavlefshme

Bashkia Skrapar

Nga 134 anëtarë votuan 116

Lulzim Basha ka marrë 101 vota

Gjergji Hani 15 vota

 Bashkia Poliçan

Lulzim Bashaka marrë 169 vota

Gjergji Hani ka marrë 12 vota

 Kurbin

Basha 473 vota

Gjergj Hani 35

4 të pavleshme

Përmet

Basha-63

Gjergji Hani: 18

Gramsh

Basha-21 vota

Gjergji Hani: 11

PD-ja shkoo  në këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë.

Zgjedhjet për kreun e PD-së janë kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe shtatë deputetë që e mbështesin atë.

Një ditë më parë një grup deputetësh e çoi këtë çështje në gjykatë, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e kryesisë, përfshirë edhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës, që vijon të jetë kryetar i PD-së, në regjistrin e partive politike./albeu.com/


Shtuar 29.07.2023 20:11