Sot në Maqedoninë e Veriut do të çelet fushata elektorale për zgjedhjet lokale, raporton albeu.com.
Fushata do të nisë në qytete të ndryshme, siç edhe kanë njoftuar partitë politike që janë në garë.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë këtë do ta çelë fushëtën nga Manastiri në ora 20:00,
VMRO-DPMNE nga Ohri në orën 18:00.
Bashkimi Demokratik për Integrim nga Gostivari po në orën 18:00.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa nga Çairi në orën 19:00.
Lëvizja Besa nga Shkupi po në orën 19:00.
Fushata zgjedhore do të mbyllet me 15 nëntor, dhe duke filluar nga mesnata do të jetë heshtje zgjedhore.
Fushata pra do të zgjasë 20 ditë, dhe zgjedhjet do të zhvillohen më 17 nëntor. Rrethi i dytë do të mbahet më 31 tetor.
Në zgjedhje do të ketë 303 kandidatura për kryetarë komune dhe 567 lista për këshilltarë./albeu.com