Kryetari i PD-së për degën e Lushnjes, Saimir Korreshi, ka thirrur dje në mbledhje të gjithë demokratët, ata që mbështesin kryetarin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Korreshi ka kërkuar që për zgjedhjet e 6 marsit demokratët të dalin me një kandidat të vetëm, me qëllim fitoren e bashkisë.
Gjithashtu ka theksuar që demokratët e Lushnjës do t’i imponohen politikës së Tiranës dhe jo e kundërta.
“Nëse ne shkojmë të unifikuar të gjithë bashkë me një mendim, në daç ta hedhim me votë, në daç ta bëjmë çfarë të duash, por në përfundim të dalim me një emër, t’i imponohemi t’i themi “o zotëri, nëse doni që të garojmë të gjithë dhe që të fitojë PD-ja e Lushnjes, ose marrë bashkinë e Lushnjes është ky emri. Nëse doni të masni forcën me njëri-tjetrin nxirrni pastaj dy emra. Është turpi jonë që të votojmë atë tjetrin që nuk është me këtë emrin që kemi nxjerrë ne””, tha Korreshi./albeu.com