Zgjedhjet në Kukës, kandidati i Berishës do të garojë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kandidati i “Rithemelimit” për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata, i dalë nga primaret, do të garojë në zgjedhjete  24 shttorit nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Komissioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës, i cili përbëhet nga Partia e Lirisë së Drejtuar nga Ilir Meta, dhe grupimi i Sali Berishës.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.

Ndëkrohë PS do të garojë në Kukës me Albert Halilajn. Ndërsa PD e Lulzim Bashës ende nuk ka nxjerrë një kandidat.

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës do të rimbahen vetëm për kreun e Bashkise dhe jo për Këshillin Bashkiak, pas arrestimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në zyrën e tij në një video-skandal erotik me shtetasen Alma K.


Shtuar 7.09.2023 17:31