Berisha sërish kundër zgjedhjeve: Narkoshteti ndryshoi rezultatin, qytetarët votuan nën presion

Ish-kryeministri Sali Berisha në një tjetër dalje publik theksoi edhe njëherë se zgjedhjet e 14 majit ishin të vjedhura, dhe se makineria shtetërore tjetërsoi rezultatin.

Ai tha se të gjitha shkeljet zgjedhore i gjen në raportin paraprak të OSBE. Sipas tij dhuna shtetërore nuk lejoi shqiptarët që të votojnë të lirë.

Unë vlerësoj raportin e ODHIR të autoriteteve rajonale, dhe deklaratën e përfaqësuesve të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit. Raporti paraprak ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar ve gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makinaria shtetërore elektorale, si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhore, ndalet në të gjitha format antiligjore të ndërhyrjes në vullnetin antishqiptarëve nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, deri dhe presionet e tjera të administratës mafioze më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit, dhe procesin e votimit. Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmëfraze nga ëprfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjoze të zgjedhjeve në Europë, OSBE-ODHIR, kongresit të autoteteve rajonale dështuan. Siç e patë vetë, ata refuzuan të nxirrnin nga goja çdo cilësor që ju kërkua nga mediat e Edi Ramës, për të tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve, më të maniuluarat ndonjëherë në historinë e shqipërisë. Në këtë kontekst, populli opozitar pa si në dritët e diellit përpjekjen e narkoshtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin në ligj dhe kushtetutë, por kaloi në aktin më absurd, për të zgjedhur kryetarin e vet dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës, nuk lejoi regjistrimin e tij në listë. Një aleancë krimi u demostrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe në verimet e tyre në këtë proces zgjedhor”, tha Berisha.


Shtuar 16.05.2023 13:44