Zgjedhjet në Himarë, Gjiknuri del me reagimin e fortë: Kjo është kthyer në mollë sherri!

Deputeti socialist Damian Gjiknuri në një intervistë televizive thotë se PS do të garojë fort për të marrë fitoren në Himarë, ndërsa presidenti Begaj ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve.

Gjiknuri tha se ka ardhur koha për stabilitet në Himarë, e ndërsa thekson se s’ka përse të trajtohet si mollë sherri.

“Qytetarët e Himarës do e thonë fjalën e tyre, PS do garojë fort dhe pse jo do t’i fitojë zgjedhjet. Interesat kanë qenë të larta dhe të politikës ndërkombëtare dhe zgjedhjet lokale u kthyen në mollë sherri politik.

Përfundimi i garës do japë stabilitet në administrimin e bashkisë, s’ka pse të trajtohet Himara si mollë sherri politik. Qytetarëve të Himarës u intereson siguria e pronës, të zgjidhen konfliktet e pronës”, tha Gjiknuri.


Shtuar 9.07.2024 20:23