Zgjedhjet në 6 Bashki, Rama: Ne jemi në njërin krah, të tjerët zihen për brava

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama është ndalur tek zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

“E mban Presidencën peng. Do e përmbushim me seriozitet garën. Në 6 njësi vendore të zgjidhen kandidat të PS. Për fushatën përkatëse do organizohemi sa më mirë por pa lënë pas dore angazhimet e tjera. Duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar. Forcat në këto bashki do jenë vendore, deputetët dhe drejtuesit politik. Duhet të jenë mesazhe të lidhura me hallet në këto bashki. Sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë për të gjithë. Ne kemi ofertë dhe në anën tjetër kundërshtarët. Në 6 sheshe për 12 përsheshe. Ato luftojnë për mbijetesën politike të dy udhëheqësve këtu në Tiranë që s’kanë lidhje me ato qytetet.

“Varret, trastat me dekorata. Të gjithë kundër të gjithëve. Hipur mbi shpinën e anëtarësive. Dy parti të PD. Njëri grata tjetri non grata dhe i treti të dyja bashkë. Tre popuj i 11 dhjetorit 18 dhjetorit dhe i 2 marsit. Që merr jetë nga sherret mes të parit dhe të dytit”, tha Rama.

“Nga njëra anë ne 6 kandidatë që ofrojnë një mundësi zgjedhje, nga ana tjetër ata që luftojnë për mbijetesën politike të 2 apo 3 udhëheqësve partiake. Nga njëra anë ne, me të mirat e të metat tona, nga ana tjetër ata me bravat, varetë, trastat me dekorata, për të provuar forcat mes tyre. 2 PD, njëra më e madhe se tjetra, e një tjetër më e madhe se të dyja. Tre lider, njëri grata, tjetri non grata, tjetri me të dyja bashkë. Kjo është oferta për demokratët dhe demokratet edhe për të gjithë ata që fatkeqësisht dhe gabimisht e quajnë veten mes këtyre tre popujve. Populli është i qartë për gjithçka sheh. Në emër të këtyre popujve do të thirren 6 fushata për t’i kërcyer në kurriz njëri-tjetrit. Tamam si në atë lojën e vjetër, sa gishta ka këtu. Rraqe do të hidhen mbi njëri-tjetrin ne duhet që të shohim punën tonë. Derë më derë. Me kujdesin më të madh për të mos promvuar turizmin elektoral”, përfundoi Rama./albeu.com/


Shtuar 24.01.2022 10:59