ZGJEDHJET/ Ndërkombëtarët zbarkojnë nëpër Shqipëri: Yuri Kim zgjedh Shkodrën, Soreca Elbasanin

Ditën e sotme shqiptarët kanë të drejtën e tyre legjitime të votojnë për zgjedhjet të cilat do të vendosin fatin e qeverisë për 4 vitet në vazhdim.

Burimet bëjnë me dije se ambasadorët ndërkombëtarë janë shpërndarë në disa prej qarqeve më problematike për të monitoruar nga afër procesin e votimit.

Mësohet se ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të ndjekë procesin në Shkodër.

Ajo do të shikojë zhvillimet në Qendrën e Votimit “28 Nëntori” dhe në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një komunikim për mediat.

Ndërsa i dërguari i Bashkimit Europian, Luigi Soreca do të ndjekë zhvillimet në Elbasan, dhe do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve në orën 11:00 nga Elbasani.

 

 


Shtuar 25.04.2021 08:10