Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erjon Veliaj, e ka cilësuar historike marrjen e Bashkisë së Kamzës.
Veliaj tha se pas më shumë se 30 vitesh PS arriti të marrë me meritë Bashkinë e Kamzës.
Kujtojmë që Kamza në 4 vitet e fundit u qeverisë nga Rakip Suli, por në 2019-tën ai nuk pati asnjë kundërshtar përballë, pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhje.
“Jam sot si drejtues i këtij qarku, e kam zemrën plot krenari, plot dashuri për skuadrën tonë, që pas 30 e ca vitesh e marrin me meritë Kamzën. Është një fitore e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.