Zgjedhjet lokale, PS merr dy bashkitë e para, Sheraj dhe Suli fitojnë me diferencë përballë kundërshtarëve

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Sheraj ka fituar me një rezultat të thellë në Bashkinë e Vorës, duke marrë 73.55% të votave, krahasuar me rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha i cili ka marrë 25.45% të votave.

Vora për shumë vite është konsideruar bastion i së djathtës, por zgjedhjet e sotme treguan se ky mit në Shqipëri nuk ekziston më, dhe se votuesit po tregohen më shumë pragmatistë se emocionalë para kutive të votimit.

Ndërkohë që PS ka fituar me rezultat të thellë gjithshtu edhe në Bashkinë e Kamzës, ku kandidati i tyre Rakip Suli kishte përballë dy konkurentë të djtahtë, ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Arjan Hoxha, dhe ai i PD-së zyrtare, Bilbil Bajraktarui.

Suli ka arritur të marrë 23657 vota ndërsa janë numëruar kutitë e 111 QV—ve nga 133 që janë në total. Ndërkohë që dy kandidatët e tjerë, ai i koalicionit “BF. Arjan Hoxha ka marrë 13694 vota, ndësa kandidati i PD, Bilbil Bajraktari ka marrë 1653 vota.

Ajo që bie në sy është se dhe në rast se do të mblidhnim votat e dy kandidatëve të djtahtë, sërish deiferenca e votave të marra nga Suli mbetet mjaft e lartë.

Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e KQZ për shpalljen e kandidatëve fitues për Bashkitë e Kamzës dhe Vorës.

Kujtojmë që dy bashkitë i përkasin qarkut të Tiranës.

Lidhur me këtë fitore në këto dy bashki, foli dhe drejtuesi politik i qarkut Erjon veliaj, i cili tha se sot qytetarët refuzuan të votojnë kundër SHBA-ve duke i dhënë një mesazh të fortë edhe qeverisë qendrore dhe asaj lokale, se qytetarët janë një, dhe meritojnë edhe më shumë.

/AlbEu.com/


Shtuar 14.05.2023 21:20