Zgjedhjet lokale/ Berisha nuk pranon humbjen: Moment agonie për vlerat demokratike në vend

Ish-kryeministri, Sali Berisha  mbajti një deklaratë për mediet, një ditë pas zgjedhjeve loakale,.

Deri më tani numërimi është mbyllur në 39 bashki, nga ku koalicioni Berisha-Meta  “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm gjashtë prej tyre: Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Më lidhje me këtë Berisha ka shprehur dyshimet e tij për numërimin e votave, duke thënë se sot është moment agonie për vlerat demokratike në vend, ndërsa u bën thirrje komisionereve të opozites të vazhdojnë numërimin e votave.

Sali Berisha: Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Dënoj me forcën më të madhe, hedh poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizura nga krimi shtetëror electoral dhe krimi ordiner. I bëj thirrje përfaqësuesve të opozitës të vazhdojnë detyrën e numërimit me përkushtim. Është në parimin tonë të mbrojmë votën e qytetarëve. Dënoj me forcë dhunën me forcë ndaj një komisioneri në Kurbin./albeu.com/ 

 

 

 


Shtuar 15.05.2023 13:17