Zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki/ KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar në kohë reale pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit.

 

 

Konkretisht, në bashkinë e Vlorës deri në orën 9:30 pjesëmarrja në votim është 1.33 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 2.35%, në bashkinë e Cërrikut 2.9%, në Mat 6.2 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 4.4%.

Kandidatët

1- Bashkia Vlorë

Brunlida Mersini PS

Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD

Gjergji Nika i pavarur

2- Bashkia Berat

Ervin Ceca PS

Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD

3-Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD

Gramoz Sako PS

4- Bashkia Mat

Altin Bojni PS

Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD

Suzana Pasha e pavarur

5- Bashkia Cërrik

Florenc Doka PS

Eligert Hima Shqipëria Bëhet

Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD