Në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve janë regjistruar 11 parti politike për të marrë pjesë në zjedhjet e pjesshme vendore, saktësisht në 6 bashki.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Ilirjan Calibashi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka renditur të gjitha partitë pjesëmarrëse.
Të lidhura
None found
KQZ ka 24 orë në dispozicion për të verefikuar të gjithë dokumentacionet e partive dhe më pas për t’i kthyer nëse do të jetë e nevojshme.
Gjithastu, Kodi Zgjedhor i jep afat 24 orë subjekteve pëër të sjellë kërkesën për kualicion.
Postimi i Ilirjan C elibashit:
Në KQZ Shqiperi kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në #zgjedhje6bashki të datës #6mars2022, partitë politike në vijim:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)
Levizja Socialiste për Integrim (LSI)
Levizja e Re (LRE)
Fryma e Re Demokratike (FRD)
Partia Kristian Demokrate (PKDSH)
Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)
Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
Nuk ka paraqitur në @KQZShqiperi kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. Nuk ka patur kërkesë as në KZAZ-të e Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës nga asnjë Komitet Nismëtar.
KQZ Shqiperi ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e atyre partive që kanë mangësi/problematika, për të vijuar më pas me miratimin e tyre në seancë publike. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara do të kenë një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore. /albeu.com
