Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ KQZ dërgon materialet, nesër heshtje zgjedhore

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka dërguar në Himarë materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen ditën e diel për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë.

Do të jenë 36 qendra votimi të hapura, teksa materialet në to do të shpërndahen gjatë orëve të para të ditës së dielë.

Dita e nesërme është hedhtje zgtjedhore, teksa kandidatët kishin shumë pak kohë për fushatë.

Zgjedhjet në Himarë u shpallën pas dënimit nga Apeli të Fredi Belerit, teksa dy kandidatët në garë janë Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Njoftimi i KQZ:

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, kanë mbërritur në KZAZ nr. 88.
Në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor, baza materiale për 36 qendrat e votimit u dërgua ditën e sotme nga KQZ Shqiperi në bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme.

Së bashku me kutitë e votimit, fletët e votimit dhe dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, u dërguan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit, kamerat regjistruese/monitoruese që vendosen në tavolinat e numërimit të votive (VNV).

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se KQZ ka menduar edhe për zgjedhësit që nuk shikojnë, duke siguruar shabllonin e fletës së votimit me alfabetin Braille në çdo qendër votimi.

Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.


Shtuar 2.08.2024 15:46