Zgjedhjet e 14 majit, Meta: Rama është i tmerruar, ka frikë nga testi i drogës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë në ‘Quo Vadis’, Meta tha se Rama ka kapur të gjitha pushtetet dhe se më 14 maj ndryshimi është i domosdoshëm.

Gjithashtu kreu i PL shtoi se nuk frikësohet nga një njeri që nuk pranon të bëjë testin e drogës.

Unë nuk fyhem nga një njeri që nuk pranon të bëjë testin e drogës, një njeri që nuk pranon të përballet dhe e treta një njeri që është peng”, tha Meta, ndërsa shtoi: “Në një shtet të kapur në një shtet ku kryeministri urdhëron kancelarin e gjykatës që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit. Kjo është një arsye qe ne ti motivojmë qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje. Jo vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje por dhe për të rrëzuar këtë regjim. Mos mendoni se procesi mbaron kur hidhet vota e fundit, procesi fillon kur hidhet vota e fundit dhe fillon numërimi”, tha Meta.


Shtuar 4.05.2023 22:28