Zgjedhjet e 14 majit, ja si do të regjistrohen kandidatët e Berishës

Kandidatët e dalë nga primaret do të regjistrohen në koalicion. Ky është vendimi që u mor pas mbledhjes së ish-kryeministrit Sali Berisha më anëtarët e këshillit Kombëtar.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se pas më shumë se dy orë mbledhjesh ku u diskutua për dy propozime atë të regjistrimit të kandidatëve të dalë nga primaret si pjesë e koalicionit, njësoj si në 6 mars, ose të pavarur.

Shumica e anëtarëce vendosi që kandidatët të regjistrohen në koalicion.

Kujtojmë që në zgjedhjet e pjesshme të 6 marstit të vitit të kaluar kandidatët e primareve u regjistruan nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ku pjesë ishin Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit (LSI ende pa u bërë PL)  dhe PDK e Nard Ndokës.

/AlbEu.com/


Shtuar 5.03.2023 20:23