Zgjedhjet lokale, pas takimit me përfaqësuesi e partive reagon Kim: Mbështesim procesin zgjedhor, kandidatët të jenë të pastër

Ambasadorja e SHBA-e në tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Takimin e parë Kim e zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, më pas u takua me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ndërsa e mbylli ditën me takimi në selinë e PL me kreun e kësaj partie Ilir Meta.

Pas takimeve Ambasada Amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim në Facebook. Në postim theksoihet se gjatë takimeve Kim u ka kërkuar përfaqësuesve politik që të shqyrtojnë kandidtët për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërkohë theksohet se SHBA do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me votuesit, autoritetet, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja Kim u takua sot me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandimet e raporteve të mëparshme e ODIHR-it. Për shembull, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, rekomandimet e ODIHR përfshinin si më poshtë:

  • Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet.
  • Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni.
  • Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.
  • Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë.

Drejtuesit e partive konfirmuan gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidatët përkatës për t’u siguruar që ata përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e votuesve shqiptarë për kandidatë të pastër.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me votuesit, autoritetet, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

/AlbEu.com/


Shtuar 8.03.2023 17:04