Zgjedhjet e 14 majit, Çuçi: Kujt i ka skaduar karta e identitetit do të lejohet të votojë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, ka bërë me dije se në zgjedhjet e 14 majit do të votojnë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, ndonëse u ka skaduar karta e identitetit.

“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skado me 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar.  Kemi vendosur për t’i hapur rrugë zbatimit të struktures së re të policisë së shtetit. Struktura që është miratuar fillon zbatimin  dhe është një ndër reformat më të mëdha që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023”, ka thënë Çuçi.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/284504470568523

Ministri është pyetur për fleksibilitetin që mund të ketë për qytetarët ndryshimi nga kompani private në publike për prodhimin e pasaportave dhe kartave të ID.

Çuçi u shpreh se me “IdentiTek” do mund të ketë fleksibilitete dhe shteti do mund të ndërhyjë më tepër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kompania publike ndihmon gjithashtu për të lehtësuar barrierat e dikurshme për të bërë ndryshime efiçente për qytetarët.

“Nuk është e lidhur fare me çmimin, është marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në korrik të këtij viti.

Do përfundojmë kontratën dhe do e marrim në dorëzim gjithë kompaninë e kartave.

Pastaj çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Jemi më fleksibël për t’i ndryshuar çmimet. Jemi fleksibël por s’lidhet me ndryshimin e ligjit.”, tha Çuçi.


Shtuar 27.04.2023 09:34