Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka arritur tashmë në ditën e pestë, proces që po kryhet në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
Bëhet e ditur se janë numëruar tashmë 462 kuti , ndërsa mbeten edhe rreth 60 për qind e tyre ende për t’u numëruar.
Dy partitë e mëdha, pra Partia Socialiste dhe koalicioni PD-ASHM, kanë humbur vota nga numërimi fillestar.
Përkatësisht, PD ka humbur 221 vota dhe PS 194.
Koalicioni Euroatlantik, 10 vota dhe Djathtas për Zhvillim 7 vota.
Ndërkohë, është shënuar edhe një përplasje verbale mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmali.
Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.
KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.