ZGJEDHJE 2021/ Kandidatët më të votuar në Elbasan, Balla “kokë më kokë” me Dashnor Sulën

Në qarkun e Elbasanit deri në mesnatë janë numëruar 207 kuti nga 511 në total.

Në këtë qark Partia Socialiste siguroi 8 mandate teksa ishte shumë pranë mandatit të 9 dhe historik, por që nuk u arrit për 40 vota, ndërsa Partia Demokratike mori 6 mandate.

Sa i përket kandidatëve më  të votuar momentalisht, na radhët e PS-së është, Saimir Hasalla i cili ka 6788 vota dhe ndiqet nga Taluant Balla me 5541.

Nga PD, kandidati më i votuar momentalisht është Dashnor Sula me 5406 vota i cili ndiqet nga Luciano Boci me 3270.

Votat preferenciale në qarkun e Elbasanit, numëruar 207 nga 511 QV

PS

Saimir Hasalla 6788
Taulant Balla 5541
Besion Ajazi 4980

 

PD-AN

Dashnor Sula 5406
Luçiano Boçi 3270
Gazment Bardhi 1466

 


Shtuar 28.04.2021 04:24