ZGJEDHJE 2021/ Gara e kandidatëve në Berat, kush janë më të pëlqyerit nga forcat kryesore

Në qarkun e Beratit ditën e djeshme përfundoi numërimi I votave për subjektet politike me një fitore të thellë te PS e cila mori 5 mandate ndërsa PD vetem 2 mandate dhe LSI asnjë mandat.

Deri në mesnatë  janë numëruar edhe 113 kuti nga 277 në total për kandidatët.

Në listën e Partisë Socialiste kandidatët me më shumë vota deri me tani janë, ministri Blendi Klosi i cili ka një  diferencë të madhe me kandidatët e tjerë duke siguruar  6418 vota e pas tij vjen një tjetër emër i njohur si Nasip Naco i cili ka 2588.

Në radhët e Partisë Demokratike kandidati me më shumë vota në këtë qark momentalisht është Bujar Hoxhaj i cili numëron 2697 vota e pas tij vjen Tomor Alizoti me 1669.

Sa i përket LSI, kandidati më i votuar deri më tani është Blenard Nonaj me 2024 vota.

Votat preferenciale për qarkun e Beratit, numëruar 113 nga 277 QV

PS

Blendi Klosi 6418
Nasip Naço 2588
Bardhyl Kollçaku 2511

 

PD-AN

Bujar Hoxhaj 2697
Tomor Alizoti 1669

 

LSI

Blenard Nonaj 2024

 

 


Shtuar 28.04.2021 05:10