Zgjatja e Vettingut, Kim: Vendim që kapërcen politikën

Në seancën e sotme plenare pritet të votohet për zgjatjen e afateve të vettingut, e për këtë ka reaguar Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Kim nëpërmjet një postimi në “Twitter” është shprhur se ky është një vendim që kapërcen politikën e përditshme.

Postimi i Yuri Kim:

Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë. Ne jemi me ty. /albeu.com

 


Shtuar 10.02.2022 09:57