Ditën e djeshme në studion e Open në Top Channel, analisti Andi Bushati the se sipas sondazheve 60% e populli shqiptar nuk beson tek SPAK.
Sipas tij të gjithë deputetët e PD-së që botuan pro zgjatjes së mandatit të Vettingut janë zara të Edi Ramës.
“Sondazhi i fundit tregon 60% të njerëzve që nuk besojnë tek SPAK-u. E keqja sot nuk është Vetting-u, por është asgjësuar opozita në Shqipëri, kemi një popull opozitar që fatkeqësisht kanë në parlament deputetë të blerë, që janë vegla të Edi Ramës.
Tani i japin dhe 3 vite të tjera Vetting Edi Ramës. Kemi të bëjmë me asgjësim të opozitës. Do botoj të gjithë listën e PD-istëve që janë zar i Edi Ramës, që kanë votuar Vetting-un. Bëjnë tërë kohën si opozitarë dhe janë të paguar t’i japin votës,” tha Bushati. /albeu.com