Në mbledjen e Këshillit të Legjislacionit ku po diskutohet propozimi i Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të vettingut, ishte e radha e seancave dëgjimore me institucionet kyç për këtë proces: Komisionin e Pavarur i Kualifikimit; Komisionerët Publikë si dhe me Misionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në emër të ONM ka folur drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popoëski, i cili theksoi rëndësinë e progresit të Reformës në Drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave.
Përfaqësuesi i OMN-së shprehu mbështetjen e tij për zgjatjen e afateve të vetting.
“Jemi të vetëdijshëm që kjo është për qytetarët në vendin tuaj. Komisioni Europian është në drejtim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sa i përket zgjatjes së detyrës së anëtarëve të komisionerëve publikë dhe KPK deri me 31 dhjetor 2024, ONM e ka mirëpritur kërkesën për të pasur konsultime me Komisionin e Venecias. ONM konsideron zgjatjen e punës së tyre me rëndësi të madhe për vettingun dhe drejtësinë”, tha ai./albeu.com