“Zemra po dhemb”, Basha: Pavarësisht mosmarrëveshjeve, PD është një familje e madhe

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka mbajtur një takim me dekratët në  Gjirokastër nga ku është shprehur se 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore ndaj shqiptarëve.

Do luftojmë bashkë me gjithë fuqinë qe na dhanë njerëzit deri në fitore.

“Me poshtërsinë më të madhe dhunoi jo vetëm ligjin, por përdori dhunën, shantazhin, largimet nga puna, gjobën, ndalimet e paligjshme në mënyrë masive ndaj aktivistëve dhe anëtarëve tanë në këtë fushatë. Pra, një masakër zgjedhore e padiskutueshme, një padrejtësi kombëtare jo ndaj nesh që ishim dhe mbetemi vektori për ndryshim, mjeti i ndryshimit, por ndaj atyre që e donin ndryshimin dhe që më 25 prill jo vetëm nuk ju dha asnjë përgjigje, por përkundrazi, hallet, problemet e tyre un rënduan dhe më shumë”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se gjithçka u rëndua dhe u përkeqësua më 25 prill, në vend që të përmirësohej.

“Pavarësisht kësaj përballjeje, një aritje të madhe ne mund të themi që e kemi: dolëm nga kjo garë e pabarabartë, nga kjo betejë e pabarabartë dhe nga kjo masakër zgjedhore më të fortë dhe më të mëdhenj se sa ç’ishim. Hzmë më kushtet e 91-shit dhe përball kishim një regjim jo si të 91-shit, madje as si i 2001-shi, po shumë herë më të pasur, shumë herë më harbut, shumë herë më të egër në çdo aspekt, të shkrirë në një interesat e partisë, të shtetit, të oligarkëve dhe të krimit të organizuar”, shtoi Basha.

Gjithashu Basha tha se është i zhgënjyer për rezultatin teksa kërkon që t’ia dalin mbanë të bashkuar.

Zemra po dhemb, dhe unë ndjej zemërim për padrejtësinë e 25 prillit dhe produkti pa produkt por zemra ka dhe forcë , ka dhe një motor, për ta kthyer atë zemëratë, në një energji dobitëse për të vazhduar betejën deri në fund. Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vetëm të bashkuar por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje.

 


Shtuar 27.05.2021 13:47