Lufta e vazhdueshme e Rusisë e bën “të pamundur” anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ka pranuar Volodymyr Zelensky.
Zelensky po bën presion që vendi i tij t’i bashkohet aleancës euroatlantike, por vendet anëtare mbeten të ndara se sa shpejt mund të ndodhë kjo.
Qeveritë perëndimore janë të shqetësuara për çdo lëvizje që mund ta sjellë aleancën më afër luftës me Rusinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin estonez Alar Karis, Zelensky tha se bashkimi me aleancën është ende garancia më e mirë e sigurisë për Kievin .
“Por ne jemi njerëz të matur dhe e kuptojmë se nuk do të përfshijmë asnjë vend të NATO-s në luftë”, tha Zelensky.
“Dhe kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se ne nuk do të anëtarësohemi në NATO derisa kjo luftë është duke vazhduar. Jo sepse nuk duam të jemi, por sepse është e pamundur”.