Oleksiy Goncharenko, deputeti që ka paraqitur në Parlamentin ukrainas projektligjin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ka konsideruar një “gabim diplomatik” deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin serb, Zelensky rikonfirmoi se Ukraina nuk do ta ndryshojë pozicionin e saj ndaj Kosovës, duke nxitur reagimin e ligjvënësit ukrainas.
Të lidhura
None found
Në një postim në rrjetin social X, Goncharenko publikoi gjithashtu një fotografi që tregonte heqjen e sloganit “Free Ukraine” nga “Hotel Grand” në Prishtinë.
Sipas tij, ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Deputeti deklaroi se do t’i vazhdojë përpjekjet që Ukraina ta njohë atë.
“Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi ai.
