Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po i kërkon me forcë Bashkimit Evropian që ta vendosë vendin e tij në rrugën e anëtarësimit.
Në një fjalim online në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, Zelensky tha se BE duhet të veprojë shpejt për t’i ofruar Ukrainës statusin e një kandidati për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.
Ai shtoi se “zona gri” në të cilën është lënë Ukraina ka inkurajuar agresionin rus.
Zelensky i kërkoi gjithashtu BE-së të tregojë “se fjalët e saj për popullin ukrainas që është pjesë e familjes evropiane nuk janë një tingull i zbrazët”.
Ai shprehu keqardhjen se “ka ende disa skeptikë politikë që dyshojnë nëse ne duhet të lejohemi të shkojmë për t’u bashkuar me BE”./albeu.com