Zelensky bisedë telefonike me presidentin kinez, zbulon çfarë diskutuan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin kinez, Xi Jinping.

“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe kuptimplote me presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo thirrje, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe.”, shkroi Zelensky në Twitter.

Të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Ukrainë dhe luftën në Ukrainë, në të cilën Kina është përpjekur të shfaqet neutrale.

Gjatë telefonatës, Xi tha se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me “të gjitha palët” mbi “zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

Ai tha gjithashtu se Kina është e gatshme të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën.

Zelensky ka bërë kërkesa të përsëritura për të takuar Xi, veçanërisht pasi udhëheqësi kinez vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në mars./albeu.com


Shtuar 26.04.2023 14:00