Zelensky bisedë telefonike me Erdogan për “formulën e paqes” në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka biseduar sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë bisedës telefonike, ata diskutuan formulën për paqen në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe situatën në Lindjen e Mesme.

“Ne diskutuam raundin e ardhshëm të negociatave për formulën e paqes që do të mbahet në Maltë, me pjesëmarrjen e Turqisë, duke shtuar zërin e saj me ndikim dhe pozicionin e saj”, tha Zelensky në Telegram.

“Ne diskutuam gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme dhe ramë dakord për nevojën për të garantuar mbrojtjen e civilëve, si dhe respektimin e ligjit humanitar,” shtoi ai./Albeu.com