Zef Deda mbylli sytë përgjithmonë, drejtoresha e “Migjenit”: La pas një epokë, e ka dashur gjithë populli. Amaneti do t’i plotësohet

Një lajm i trishtë për artin shqiptar. Aktori i njohur i humorit, Zef Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Rita Gjeka, drejtoresha e teatrit Migjeni në Shkodër ka reaguar pas lajmit të trishtë. Duke e cilësuar si “fenomeni Zef Deda”, Gjeka thotë për “News 24” se ka lënë pas një epokë.

Rita Gjeka: Edhe pse diferenca në moshë me Zefin nuk është e madhe, e kam pasur idhull. Ai ka qenë një aktor jo vetëm i madh, por fenomeni Zef Deda. Ka lënë një epokë. Ne kemi jetuar atë epokë dhe ai ka qenë drita. Ai e donte shumë estradën dhe ndenja që ai kishte, e kishte që të ngrihej sa më shumë. Amaneti që ka lënë, do të bëhet realitet. Edhe në drejtimin e teatrit e ka marrë Kuliçi. Do të plotësohet amaneti i Zefit. Iku në një moshë krejt të re. Edhe në rini ka pasur disa probleme me këmbët. Por i kapërcente me humorin e tij. Tani e këputi sëmundja e keqe. Nuk kam shkuar ta takoj, pasi kisha qejf që ta mbaja mend Zefin ashtu siç ishte më parë. Zefin e ka dashur gjithë populli, të gjithë e kanë vlerësuar. Edhe opozita dhe pozita, mendoj se është shpërblyer. E ka marrë dhe pensionin e veçantë, të paktën nuk ngeli fukara. Ka pasur të ardhurat e veta, edhe pse kishte dy djem të mrekullueshëm. Shokun Xhemal, atë e veçoj si rol./albeu.com 


Shtuar 24.11.2023 11:39