“Zbutet” moti, mësoni si do jenë temperaturat të mërkurën

Ndikimi i masave ajrore të ftohta bëri që termometri minimal për ditën e sotme të regjistroi vlera negative me disa gradë nën zero në të gjithë vendin tonë, në qytetet Peshkopi dhe Korçë u regjistrua vlera -13°C.

Gradualisht pritët që këto masa të spostohen drej lindjes së rajonit e për pasojë për ditën e nesërme parashikohet një rritje e lehtë e temperaturave në vlerat minimale.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë kështu një rritje të temperaturave në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -10 deri 4°C

në zona e ulëta -7 deri 10°C

në zona bregdetare -2 deri 12°C

Ju urojmë një pasdite të bukur!

Për më shumë lajme nga moti nga ndiqni në këtë link: https://albeu.com/moti/


Shtuar 25.01.2022 23:26

Tags: ,