Zbutet Kozak, tërhiqet nga dosja “Hamzai”: Unë bëj vetëm emisione dhe bamirësi

Personazhi publik i Instagramit, Kozak Braçi, ka bërë një kthesë 180 gradë nga deklaratat e mëhershme.

Ai paralajmëroi më parë një dosje të fuqishme, të quajtur dosja “Hamzai” kundër rreperit Stresi, por mesa duket, Kozak qenka tërhequr.

Sipas tij, sherret do i lërë vetëm në jetën private dhe jo më në instagram, pasi nuk do të shkatërrojë karrierën e tij, që sipas tij ka prekur majat.

“Sherret në privat, unë në instagram bëj vetëm ëmisione, jo siç thonë portalet. kam bërë edhe bamirësi, po nejse kanë kaluar”, u shpreh Kozak Braçi./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 21:31