Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Albin Kurti është pyetur për takimin e radhës në Bruksel ndërsa është përgjigjur duke thënë se mund të takohen në fund të gushtit me Vuçiç.
“Në vend se të ndodhë takimi [ me Vuçiç] me 19 korrik, tash shpresohet që mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, u shpreh Kurti
Sipas tij, takimi i 19 korrikut ka dështuar për shkak se Beogradi e ka refuzuar atë dhe kërkuar një shtyrje mbi një mujore.
Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë të nënshkruar me MCC-në dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Ndërsa bisedimet me Serbinë kanë ngecur dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve, Kurti tha se Kosova asnjëherë nuk e ka mohuar rëndësinë e bisedimeve por se ato duhet të jenë parimore dhe me synimin përfundimtar për njohje reciproke./albeu.com