Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pas një informacioni dhe verifikimesh disa ditore, është zbuluar se në një banesë gjendeshin rreth 4000 objekte, një pjesë e të cilave dyshohet të jenë të trashëgimisë kulturore.
Ndërkohë vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë ose vjedhur, si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoni e Veriut.
Në lidhje me këto vjedhje është arrestuar një persona me iniciale A.K./albeu.com