Gjirokastër/ Vidhnin banesa, arrestohen dy të rinjtë

Uniformat blu, kanë vënë në pranga dy persona si pasojë e vjedhjeve të banesave. Të rinjtë ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Gjirokastrës.

Njoftimi:

Dy të rinjtë, 17 dhe 24-vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në 2 banesa në qytetin e Gjirokastrës, një shumë parash dhe disa vegla pune.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.12.2023 09:35