Presidenti amerikan, Joe Biden falënderoiPutin stafin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për paralajmërimin e botës rreth planeve të presidentit rus, Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën dhe përshëndeti atë që ai e quajti “trimërinë e qetë” të spiunëve të Amerikës.
Duke shënuar 75-vjetorin e CIA-s, Biden tha se ka lidhje tash e 52 vite me këtë shërbim, ku kujtoi kohën si senator i ri ishte pjesë e komitetit të krijuar në vitin 1975 për të hetuar eksperimentet e kontrollit të mendjes dhe abuzimet e tjera nga agjencia, raporton reuters.
Inteligjenca e mbledhur nga CIA kishte ekspozuar planet e Putinit dhe e lejoi Uashingtonin të paralajmëronte vendet e tjera për luftën, tha ai.
“Ishte falë punës së pabesueshme të profesionistëve tanë të inteligjencës që ne ishim në gjendje të paralajmëronim botën se çfarë po planifikonte Vladimir Putin në Ukrainë”, tha ai. “Ekspozimi i lojërave të Putinit hapi një vrimë gjigante në pretendimin dhe diskreditoi gënjeshtrat e tij për atë që ne po bënim në Ukrainë”./albeu.com