Zbulohet një granatë e pashpërthyer në Sarandë, momente paniku te banorët e zonës

Një granatë është zbuluar nga banorët në lagjen numër 1 të qytetit të Sarandës.

Mësohet se granata është gjetur në një zonë me shkurre, teksa banorët kanë përjetuar momente paniku.

Pas njoftimit të policisë, granata është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar nga ekspertë xhenierë të ardhur nga Tirana.

Ende nuk dihet se kush e ka hedhur granatën në këtë zonë. Në muajin prill po në lagjen nr.1 u gjet një predhe anti-tank.

 


Shtuar 15.08.2023 19:56