Pasi ka siguruar kualifikimin në Champions, Milan mund të nisë punën për sezonin e ardhshëm.
Përtej kontratave të Donnarumma dhe Calhanoglu, objektivat e parë janë dy, të blindohet Kessie dhe të blihet përfundimisht nga Chelsea Tomori, për të cilin do të duhen 28 milionë euro.
Për sa i takon sulmit, Repubblica ka përmendur një emër të bujshëm: Pualo Dybala. Argjentinasi, kontrata e të cilit me Juventus skadon në qershor të vitit 2022, është prej kohësh në merkato, por ka pak mundësi që Juventus t’ia shesë një klubi rival.
Gjithashtu, bardhezinjtë e vlerësojnë 50-60 milionë euro dhe lojtari kërkon 10 milionë euro në sezon.