Zbulohet e dashura e Lamine Yamal?

Kemi të reja nga Lamine Yamal!

Një fytyrë e re dhe misterioze u pa në tribunat e stadiumit, ndërsa Spanja përballej me Francën në Kampionatin Europian. Kjo fytyrë e re është Alex Padilla, një studente me bazë në Barcelonë.

Sipas burimeve të afërta, Padilla ishte shoqëruar nga familja e Lamine Yamal gjatë ndeshjes, duke ngritur dyshime dhe spekulime për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.

Duket se Padilla nuk është një person i rastësishëm në jetën e Yamal. Ai është një nga vetëm dy personat që Yamal ndjek në platformën TikTok, dhe gjithashtu ndjek Padillan në Instagram.

Ky fakt ka ndezur spekulime se mes tyre mund të ketë një lidhje më të ngushtë se sa duket në pamje të parë. Pavarësisht thashethemeve dhe spekulimeve, nëse kjo është e vërtetë, duhet pranuar se çifti shkon shumë!


Shtuar 13.07.2024 15:22