Zbulohet data kur del për herë të parë në treg 100 mijë lekëshi i parë shqiptar (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko ka prezantuar kartmonedhën e re që do të dalë së shpejti në treg në Shqipëri.

Kartëmonedha e re është 10 mijë lekë të reja, ndërsa bashkë me të, më 1 korrik 2021, do të rinovohet edhe kartmonedha 1000 lekëshe.

Sejko tha se kjo kartmonedhë do të ketë simbolet kombëtare në njërën anë dhe portretin e poetit kombëtar, Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), në anën tjetër. Gjithashtu në të janë të shkruara edhe disa vargje nga himni ynë kombëtar.

Një tjetër ndryshim në daljen e kartmonedhave të reja është edhe shiriti i sigurisë, i cili do të jetë në ngjyrë argjendi.

“Më 1 korrik, kartmonedhat e reja do të hidhen në treg. 10.000 lekëshi i ri dhe prerja e re e 1000 lekshit do të dalin në treg. Kartmonedha e re 10.000 lekë me elementë të përparuar sigurie.”,-tha Sejko.

Si do të jetë kartëmonedha 10 mijë lekëshe

Kartëmonedha 10,000 lekë mbart si tematikë simbolet e Flamurit Kombëtar dhe Himnit, të shoqëruar me portretin e poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, Asdreni, për shkak të pranimit mbarëpopullor të Asdrenit si autor i tekstit të “Himnit Kombëtar” të shqiptarëve, një krijim i cili së bashku me Flamurin Kombëtar janë që prej Pavarësisë, simbole identiteti të shqiptareve. Si të gjitha prerjet e serisë së re, edhe kjo kartëmonedhë përmban elemente sigurie të avancuara, të prodhuara me teknologjitë më të fundit të fushës, të cilat lehtësojnë identifikimin nga publiku, rrisin besueshmërinë tek paraja kombëtare dhe e bëjnë më të vështirë falsifikimin /albeu.com/

 


Shtuar 15.06.2021 11:48