Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit e njohur si El Clasico, e para e sezonit 2023/24 është pak më shumë se gjashtë javë larg dhe një datë për ndeshjen duket se është caktuar.
Real Madrid ka të ngjarë të përballet me Barcelonën në orën 16:15, e shtunë, më 28 tetor. Ndeshja do të zhvillohet në Estadi Olimpic Lluis Companys në Montjuic, pasi Camp Nou po rinovohet.
Koha e lojës do të nënkuptojë se është një fillim i vonuar në Kinë dhe Azinë Juglindore, ndërsa ata në Amerikën Latine dhe SHBA do të mund ta shikojnë ndeshjen në mëngjes. Ata në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbasin ndeshjen, pasi do mund të qëllojnë në punë.
Një pjesë e arsyes është një koncert i Miguel Rios që po zhvillohet në Palau Sant Jordi, i cili është në të njëjtën ditë dhe është gjithashtu në të njëjtën zonë, që do të thotë se autoritetet do të duan të sigurojnë që fansat të mos dalin dhe të hyjnë në të njëjtën kohë.