Seria e iPhone 15 pritet të lansohet gjatë vjeshtës së këtij viti e thashethemet për gjeneratën e iPhone 16 po vazhdojnë të ziejnë rrjetin.
Analisti i njohur i Apple, Min-Chi Kuo ndau përditësimin e tij më të fundit, i cili sugjeron se iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Plus, do të kenë ekran më të madh dhe sensorë të kamerës së periskopit.
iPhone 16 Pro thuhet se do të sjellë një diagonale të ekranit prej 6.3 inç, ndërsa paneli i 15 Pro Max, pritet të rritet në 6.9 inç. Këto vlera përfaqësojnë rritje prej 0,2 inç në krahasim me gjeneratën e iPhone 14 Pro.
Gjurmët më të mëdha, do t’i lejojnë inxhinierët e Apple të vendosin një lente periskopi në të dy modelet e iPhone 16 Pro.
Kamerat e përmirësuara, thuhet se do të ofrojnë zmadhim optik deri në 5-6x.
Thashethemet e tanishme sugjerojnë se iPhone 15 Pro Max do të ofrojë gjithashtu një lente periskopi, ndërsa më i vogli 15 Pro nuk do të ketë.
Raportet e mëparshme presin që seria 15 Pro gjithashtu të sjellë në ekran zgjidhjen për Face ID, duke bërë një ekran më gjithëpërfshirës me pamje të plotë.