Një zyrtar i lartë ukrainas i të drejtave të njeriut foli në televizionin ukrainas dhe tha se kishte vizituar Kherson, ku gjeti një gamë të tmerrshme torturash .
“Nuk kam parë kurrë tortura në një shkallë të tillë, pasi vizitova të gjitha dhomat e torturës në rajone të ndryshme të Ukrainës”, tha Dmytro Lubinets, zyrtari i parlamentit për të drejtat e njeriut, duke folur në televizionin kombëtar. Shtrirja e fenomenit është e jashtëzakonshme.
“Dhjetëra njerëz u torturuan me goditje elektrike, u rrahën me tuba metalikë. Atyre u thyen kockat dhe rusët po filmonin gjithë këtë”, theksoi ai. “Jam i sigurt se në çdo zonë të madhe do të zbulojmë një dhomë torture. Meqë ky është një sistem që Rusia ka krijuar”.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se kanë zbuluar disa dhoma torturash në zonat e rajonit të Khersonit, pasi ato u rimorën nga forcat ukrainase pas disa muajsh pushtimi.
Një banor i Khersonit i tha AFP se ai u ndalua për javë të tëra në qytet kur ishte nën pushtimin rus. Ai deklaron se zyrtarë rusë dhe pro-rusë e lidhën, e rrahën dhe i nënshtruan goditjeve elektrike gjatë ndalimit.