16 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë abonentë në aplikacionin “SKY”.
Burime nga AlbEu nga Europol bëjnë me dije se 10% e SKY është referim shqip.
Burime bëjnë gjithashtu me dije se po gjenerohen mesazhe pa fund dhe se Shqipëria ka kërkuar 6 poste pune për shkak të volumit, por i dhanë vetëm 2 pasi nuk ka vende sepse agjentë nga e gjithë bota po punojnë për llogari të vendeve të tyre.
Por çfarë është aplikacioni SKY?
“SKY ECC” është aplikacioni ku njerëz të përfshirë në botën e krimit flasin për organizimin e trafiqeve, porositjen e vrasjeve dhe gjithçka tjetër mbi aktivitetin e tyre kriminal.
Dekriptimi i SKY ka çuar në arrestime të emrave të rëndësishëm të botës së krimit. Aplikacioni është çmontuar dhe është mbyllur në vitin 2021 nga një operacion i Europol. Për ta shkarkuar dhe përdorur, duhej të kishe një telefon të posaçëm.
SKY është përdorur masivisht dhe nga shqiptarët. Së fundmi, nga zbulimi i komunikimeve që kishin bërë në SKY dhe ENCO, SPAK ndërmori një megaoperacion të quajtur “Metamorfoza, ku arrestoi biznesmenin Pëllumb Gjoka ish shefin e operacionales Oltion Bistri, prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe tre të tjerë. Gjithashtu në kërkim janë dhe 9 persona të tjerë.
Nxjerrja e të dhënave nga hetuesit francezë të dosjes së grupit “Bajri” dhe transferimi i tyre në Shqipëri zbardhi rolin e Ervis Martinaj e biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit për 110 mijë euro. Shefi i operacionales në polici Oltion Bistri komunikonte me Ervis Martinajn duke e informuar për operacionet ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet.
Duke qenë se në këtë aplikacion janë abonentë 16 mijë shqiptarë dhe mesazhet e tyre po gjenerohen, pritet që të ketë të tjera arretime të emrave të rëndësishëm./albeu.com