“Zbërthehet” gazetari: Si bëri sherr Ervis Martinaj “në derë të shtëpisë” së Ramës në Surrel me njerëzit e tij

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me të shumëkërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh dis aditë më pare se se Ervis Martinaj është konfliktuar me Gardën e Republikës në afërsi të vilës së kryeministrit Rama. Hoxha u shpreh se Garda i ka këkuar Martinajt që të mos kalojë ndërsa ai ka refuzuar.

“Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje. Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën.

Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme. Ish kryeministri Berisha, që njeh edhe familjen e tij, foli për të ndjerin Martinaj, la të kuptohej se nuk jeton më dhe se ata që e kanë organizuar kanë mbrojtje dhe njohje të pushtetit”, deklaroi ndër të tjera Hoxha./albeu.com/