Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Ervis Martinaj ka bërë revolucion në krimin e organizuar në Shqipëri gjatë kësaj vere.
Teksa foli në studion e lajmeve të ABC, ai u shpreh se ekzekutimet e ndodhura gjatë muajve të fundit kanë bërë një të tronditet nga themelet hierarkia e krimit në vend.
Hoxha tha se gjithçka që nisi në vitin 2018 duket se është finalizuar gjatë kësaj vere dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në vendin tonë.
“Unë e kam thënë edhe më herët. Po ndodh një reformë në krimin e organizuar. Tani është duke ndodhur kalimi nga një etapë e mëparshme e krimit në një etapë tjetër. Tani, gjatë kësaj vere po finalizohet ajo që nisi në vitin 2018. Kaq e redësishme është ajo që ka ndodhur këtë verë e bën të zymtë situatën në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në Shqipëri”, tha Hoxha.
“Po ndodh një tërmet në botën e krimit të organizuar. Kjo verë ishte një vijë demarkacioni mes periudhës së mëparshme dhe periudhës së ardhshme”, shtoi ai.
Kujtojmë se pas denoncimit të të atit, policia është vënë në kërkim të Martinajt, duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të zbuluar lëvizjet e tij të fundit./albeu.com/