Zbardhja e vrasjeve pas dëshmisë, zv.drejtor i Policisë Tiranë: Tafani kishte rolin e ekzekutorit, Haxhiu jepte urdhrin

Alket Shatro, zv.Drejtor i Policisë së Tiranës i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ndau detaje në lidhje me shkatërrimin e bandës së Leart Haxhiut dhe arrestimit të Artan Tafanit, tashmë i penduari i drejtësisë.

Shatro tregoi se si u bë e mundur identifikimi, shpallja në kërkim, si dhe arrestimi i Artan Tafanit. Në lidhje me rolin e Tafanit në bandën kriminale, zv.drejtori i policisë tha se ka qenë ekzekutori, ndërsa Haxhiu ishte personi që jepje urdhër se kush do ekzekutohej, sakaq shtoi se e bënte për qëllime financiare, apo për të eliminuar ata që kishte konflikte.

Të lidhura

None found

“Nga vjedhja me dhunë një pikë valutore në Astir, Tiranë, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit. Ai u identifikua për shkak të informacionit në inteligjencën policore, veshjet, në garazh u gjet një makinë. Më pas u bë një kërkim i një shkalle të gjerë pasi kishte një ‘background’ (të shkuar) kriminale, u bë operacion i gjerë e jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe. U organizua operacioni dhe u bë e mundur kapja e tij në një hotel në rrugën Lushnjë-Fier. Artan Tafani është anëtar i grupit të Leart Haxhiut dhe ka rolin e ekzekutorit, në shumicën e vrasjeve. Haxhiu është kryesori në këtë grup kriminal pasi jepte urdhër vrasje. Ai kishte përfitime financiare por edhe për shkaqe konfliktesh.”, u shpreh Shatro./bw


Shtuar më 28.09.2023 21:41

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş