Zbardhet përplasja, Salianji – Bashës: Nëse ti thua që çfarëdo që të bëjmë sërish do të humbim,pse duhet të humbim edhe fytyrën?

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji ka replikuar me kreun e PD, Lulzim Basha gjatë mbledhjes maratonë të një dite më parë, në lidhje me humbjen e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

“ABC” ka zbardhur përplasjen mes Salianjit dhe Bashës menjëherë pas fjalës së kryedemokratit, i cili ka mohuar që 6 marsi të jetë një disfatë personale e tij duke folur për një kurth politik dhe parregullsi që shoqëruan procesin. Salianji i ka kërkuar Bashës të bëj akte dhe të mos e shoh këtë humbje të PD si diçka normale.

“Rezultati ishte katastrofik, dëmi i shkaktuar opozitarizmit ne Shqiperi është i madh dhe vuajtjet e cdo demokrati janë sot ne ekstrem.

Secili prej nesh duhet te kete vetem këtë ne mendje ne ushtrimin e veprimtatise publike, si te mbrojme interesat me te mira per Partine Demokratike dhe demokratët. Nëse votuesit e opozites braktisin votimin dhe nuk dalin ne mase ne votime jemi para faktit qe nuk jemi para krizes strukturore dhe reformimit por para krizës së besimit.

Kriza e besimit do akt dhe vendimmarje. Se nese ju thoni që cfaredo që të bëjmë ne gjithsesi humbim,pse duhet të humbim dhe fytyrën?”,ka deklaruar Salianji në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PD. Pas Salianjit edhe pjesa dërrmuese e grupit parlamentar të PD, kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i selisë blu.


Shtuar 8.03.2022 10:37