Është zbardhur zjarrvënia në banesë në Berat ditën e sotme. Policia bën me dije se ka qenë i moshuari 78-vjeçar qi që i ka vendosur zjarrin banesës së djalit të tij, për motive të dobëta.
Ndaj të moshuarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
NJOFTIMI I POLICISE
I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht
Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.